Republikanët apo Demokratët? Taylor Swift e thotë hapur preferencën e saj politike

Ylli i muzikës botërore Taylor Swift, ka shfaqur hapur preferencat e saj politike në prag të zgjedhjeve për Kongres të 6 nëntorit në SHBA.
Këngëtarja ka mbështetur hapur demokratët në një atmosferë të ashpër politike që po mbizotëron në SHBA.

Këngëtarja 28-vjeçare shkruan në Instagram: “Unë gjithmonë do të hedh votën për atë kandidat që lufton për të drejtat e njeriut, që besoj se ne të gjithë meritojmë t’i kemi këto të drejta”.
Swift do të votojë në shtetin që udhëhiqet nga republikanët Tennessee, ndërsa dalja hapur pro demokratëve dhe shpërndarja e pikëpamjes së saj me 112 milionë ndjekësa në rrjete sociale, është mjaft e rëndësishme për kandidatët demokratë./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Aurela Gaçe ka ditëlindjen, sot jam 20-vjeç

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.