Reportazh/ Në qytetin e lindjes së Meghan Markle

Njerëzit në qytetin e saj të lindjes në Los Anxhelos e kujtojnë aktoren Meghan Markle si një vajzë bamirëse e cila shkëlqeu në skenë. Javën e ardhshme, e gjithë bota do ta shohë atë të lidhë zyrtarisht martesën me beqarin më të famshëm të Anglisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo, i hedh një vështrim jetës së Markle-it që i ngjan një përralle, dhe të Princit, që disa thonë se është edhe më me fat.

Shumë shpejti u bë e qartë se ajo që filloi si një lidhje e rastësishme mes të dyve, u shndërrua në diçka më shumë, pasi princi i ri Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle u panë në publik shtatorin e kaluar – duke mbajtur duart bashkë. Dy muaj më vonë, çifti u fejua.

Rruga e Markle-it drejt mbretërisë filloi në lagjen e Hollivudit në Los Anxheles, ku ajo ndoqi një shkollë të mesme katolike. Një nga mësuesit e saj e ka ndjekur karrierën e Markle-it.

“E tregoja si shembull fjalimin e saj në OKB, përpara se ajo të fejohej me Princin Harry, pasi është një nxënëse e kësaj shkolle që ka dalë në jetë dhe ka patur një karrierë të suksesshme por në të njëjtën kohë ka treguar se është e nevojshme të jemi bamirës”+

Por Christine Knudsen thotë se ishte qëndrimi dhe konfidenca e Markle-it cilësitë që e bënin atë të dallohej nga të tjerët.

“Në vend që të ankohej për diçka, mendonte për mënyrën se si ta ndryshonte situatën”, thotë Christine Knudsen.

LEXO DHE :  Kryengritja e inteligjencës amerikane, 177 ish-zyrtarë akuza ndaj Trump

Këto cilësi e bëjnë një tjetër mësuese të saj të reflektojë ndryshe nga shumë të tjerë.

“E para gjë që më shkoi në mendje ishte – është Ai me fat. Dhe nuk e di akoma”, thotë Maria Pollia.

Markle, e cila ka luajtur në disa seriale televizive, bëri debutimin e saj në skenë në këtë auditor. Ajo mbahet mend si një vajzë e re që ndriste në skenë por që gjithmonë gjente kohë të ndihmonte ata që ishin më pak me fat. Mësuesja e saj e shkollës së mesme, Maria Pollia, e shtyhu Markle-in të kapërcente drojtjen e saj fillestare dhe e inkurajoi atë të bënte punë vullnetare në një strehë për të varfërt në një lagje të qytetit.

“Ajo që më ka mbetur në mendje nga Meghan-i është puna e saj me të pastrehët. Ajo nuk shpërndante vetëm ushqim për ta, por mundohej t’i njihte, t’u mësonte emrat, të dëgjonte historitë e tyre”, kujton mësuesja e saj Maria Pollia.

Shkolla e saj ka në plan të organizojë një mbrëmje për të festuar transformimin e Markle-it nga një nxënëse, në një aktore dhe më pas një pjesëtare të familjes mbretërore më 19 maj. Megjithë diferencën kohore prej 9 orësh, mësues dhe ish moshatarët e saj të shkollës, do të ndjekin ceremoninë e martesës në orët e para të mëngjesit./ I.M-VOA

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.