Rënie e pandalshme e euros, ja me sa lekë u këmbye sot!

Monedha e përbashkët ka nisur rënien e pandalshme në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.42 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.5 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Kjo është e 11-a ditë radhazi me rënie, duke humbur vetëm në këtë periudhë 1.89 lekë. Ndërsa në krahasim me fillimin e vitit, kur euro e nisi me 133 lekë në 1 janar, për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të vitit në 133.99 lekë në fund të janarit, monedha e përbashkët ka humbur 7.88 lekë, ose 6 për qind, duke shënuar nënçmimin më të madh vjetor të dekadës së fundit.

Krahas arsyeve më afatgjatë që kanë rritur ofertën si ekonomia informale, apo dhe konvertimi i kapitalit të bankave, aktorët e tregut valutor pohojnë se euro po ndikohet nga turizmi, i cili këtë vit ka filluar më herët. Charterat me turistë janë bërë të përditshëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit këtë vit pritet që numri i tyre të arrijë në rreth 300. Ndërsa hotelet kanë raportuar që nga qershori deri në tetor ata janë pothuajse 100% të rezervuar me turistë nga Europa, si polakë, çekë, ukrainas dhe risi e këtij viti janë dhe nordikët.

LEXO DHE :  Barcelonë/ Sheshi Skënderbej, shpallet hapësira më e mirë publike për vitin 2018

 

Ekspertët e tregut pohojnë se zhvlerësimi i vazhdueshmë i euros ka krijuar dhe një efekt psikologjik tek të gjithë ata që kanë valutë, të cilët po nxitojnë që ta këmbejnë në lekë, pasi kanë frikë se mos euro zhvlerësohet më tej.

Të paktën deri në gusht, si rrjedhojë e efekteve sezonale, ekspertët nuk presin që monedha e përbashkët të forcohet.

Në kahun tjetër, qarkullimi i monedhës vendase mbetet i ulët. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill, paraja gjithsej në qarkullim ishte 1.23 trilionë lekë, me një rënie prej 36 miliardë lekësh (270 milionë euro) në krahasim me dhjetorin 2017 (në katër muajt e parë të 2017-s ndryshimi ishte -17 miliardë lekë./Monitor

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.