RENEA në Divjakë për të kapur rivalët e Aldo Bares, plagos gabimisht një të moshuar

Në orët e para të mëngjesit forca të shumta policore dhe RENEA kanë pushtuar fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej tyre akuzohet si autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu. Ai së bashku me Orges Bilbilit dyshohet të kenë qëlluar për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares.

Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës. Rreth ores 05.30, të mëngjesit  kur forcat e policisë kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy të kërkuarit e policisë.

Mësohet se ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi Haxhi Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Video/ Arrestohet një nga autorët e grabitjes në Vlorë

 

Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake.Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.

Gepostet von Myslim Murrizi am Freitag, 14. September 2018

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.