Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli ka qenë i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku ka kënduar e kërcyer me të. Në një moment, Rudina filloi ta ngacmonte për ndonjë femër në jetën e tij pasi kohët e fundit, ai është zhvendosur në Shqipëri, edhe pse ndjen mall për vendin ku është rritur në Greqi. Renato nuk e mohoi një gjë të tillë, madje filloi të kërcente e këndonte me një pjesë nga kënga e Grupit të Kolonjës ‘As e vogël as e madhe’, gjë që ka shkaktuar shumë të qeshura.