Refuzohet nga Parlamenti Evropian ligji për të drejtën e autorit që nxiti reagime të ashpra
Dritare.net
Ligji i cili nxiti mjaft reagime të ashpra në tërë Evropën, nuk ka kaluar në parlament.
Rregullat e propozuara parashikonin përgjegjësi financiare për faqet e internetit të cilat duhet të paguanin për të gjitha materialet e marra në internet.
Ky ligj ndër të tjera ndalonte edhe memet e ndryshme, fotot e të cilave duhet të paguheshin çka praktikisht nuk do të ishte e mundur.
Për këtë propozim edhe faqja Wikipedia Italiane u mbyll në shenjë proteste.
Neni 11 ishte më i kundërshtueshëm pasi ky nen kishte si qëllim të mbronte gazetar nga gjigantët e internetit Google dhe Facebook për përdorimi ne materialeve të tyre pa pagesë.
Ndërsa neni 13 vendoste përgjegjësi për faqet e internetit për të zbatuar të drejtën e autorit, që do të thotë, çdo platformë online, që u lejonte qytetarëve të postonin, tekste, foto, tinguj, do të duhej të paguanin autorin./ I.M-Dritare.net