Refugjatët/ Presidenti i Puglias: Rama shpëtoi qeverinë tonë, Shqipëria sa më parë në BE!
E Hënë 27 Gusht 2018, 18:06
Dritare.net
Emiliano shkruan se, kryeministri i vendit tonë, Edi Rama e shpëtoi qeverinë e tyre, dhe për këtë arsye, Shqipëria duhet të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian.
“Qeveria jonë u shpëtua nga Edi Rama dhe Papa Francesco. Shqipëria i dha një leksion gjithë botës. Miku im Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë iu shpjegoi të gjithëve pse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian.
Duke bërë këtë, e shpëtoi qeverinë italiane nga një situatë e sikletshme dhe katastrofike, e shkaktuar nga mungesa e eksperiencës dhe injorancës juridike.
Michele Emiliano, President i rajonit të Puglias”/K.C/Dritare.net