Reforma në drejtësi, zgjidhet Kolegji i Apelimit nën monitorimin e Lu e Vlahutin
E Mërkurë 14 Qershor 2017, 13:01
Dritare.net
Procesi i votimit u ndoq nga ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, të cilët kanë ndjekur në vazhdimësi reformën në drejtësi. Votimi u realiaua me një sistem të posaçëm elektronik, që garanton fshehtësinë e votës.
Kolegji i Apelimit e ka mandatin 9 vjeçar. Çdo gjyqtar apo prokuror, i cili gjykon se vlerësimi që ka marrë në shkallën e parë nuk është i drejtë, ankohet pranë kolegjit.