Reforma në Drejtësi/ Pas refuzimit të PD-së Vlahutin takim me Ramën
E Mërkurë 13 Korrik 2016, 19:07
Dritare.net
Reforma në drejtësi është tema në fokus të takimit të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë. Ky takim vjen pas propozimit të ri të ndërkombëtarëve, SHBA-BE, për reformën në drejtësi, i cili u refuzua gjatë ditës së sotme nga Partia Demokratike.
Me anë të një deklaratë për mediat, zyra e delegacionit të BE në Shqipëri, reagoi për fakt, duke shprehur keqardhje për refuzimin nga PD.
Edhe kryeministri Rama reagoi më herët lidhur me qëndrimin e PD, ndërsa e ftoi sërish kreun e opozitës në diskutim për pikat ku ka ngecur procesi i reformës në drejtësi. Gjatë paradites së sotme, ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka zhvilluar takime me ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.