Recetë/ Shtatë arsye pse Kinoa është ushqimi më i shëndetshëm

tricolor quinoa grain

Edhe pse nuk ka shifra të sakta për të përllogaritur shijen, apo trendin e shitjeve, Kinoa ka disa përfitime të fuqishme shëndetësore. Ka shije shumë të mirë, e lartë në proteina, dhe është pjesë e tendencës apo prirjes së madhe për të konsumuar ushqime pa gluten.

Edhe pse referohet në formën e një kokrre (drithi), Kinoa në fakt është një perime që lidhet me rrepat zvicerane, spinaqin apo panxharin. Quinoa shqiptohet Kinoa dhe jo Kuinoa. Mësoni benefitet e saj, historinë antike, mënyrën e përgatitjes dhe kujdesin që duhet te keni. Viti 2013 gjithashtu është quajtur “Viti i Kinoas”.

7 benefitet shëndetësore të Kinoas (Chenopodium Quinoa)

1- E lartë në proteina- Bilanci i saj është i ngjashëm me proteinat e qumështi dhe ka më shumë proteina në krahasim me orizin, melin apo grurin.

2- Nje burim i mirë i riboflavin – riboflavin ndihmon në uljen e sulmeve të frekuencave në dhimbjet e migrenës duke përmirësuar metabolizmin e energjisë brenda trurit dhe qelizat e muskujve.
3- Saponinet që nxirren nga Kinoa përdoren për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe shërimin e plagëve në Amerikën e Jugut duke e bërë një antiseptik të mirë.
4- Formuese e Alkalinës. Edhe pse nuk është shumë e fortë, ajo krahasohet me orizin e egër, amaranthin, apo( filizat e grurit)

5- Ka vetëm 172 kalori për 1⁄4 e një filxhani me Kinoa të tharë

6- Meqenëse s’është e lidhur me grurin apo drithërat, është pa gluten.

Miliona njerëz kane zbuluar se ndihen më mire dhe kanë humbur peshë ndërkohë ata reduktojnë dhe produktet me bazë gruri.

7- Është një karbohidrat kompleks me indeks të ulet glicemik. Dhe njëkohësisht është shumë e mirë për menaxhimin e peshës.

Historia e Kinoas

Inkasit i referoheshin Kinoas si “Nëna e Farërave” dhe e konsideronin si të shenjtë. Ata e kultivonin Kinoan në Amerikën e Jugut në sasi të mëdha në lartësitë e Andeve. Ajo ishte gjithashtu ushqimi i tyre kryesor për 5.000 vjet. Pushtuesit spanjollë, duke mos ditur vlerën e saj, pothuajse e zhduken fare Kinoan duke e bërë atë të paligjshme për Indianet Vendas që ta kultivonin. Në vitin 1980, dy amerikanë rizbuluar Kinoa dhe filluan rritjen e saj në Kolorado.

Quinoa

 

Fakte interesante:

  • Në Amerikën e Jugut, saponina e nxjerrë nga quinoa, përdoret si detergjent për larjen e rrobave.
    • Aftësia ngjitëse, shija e hidhur, dhe saponina shkumëzuese bën që zogjtë të largohen dhe të mos e hanë Kinoan. Shkencëtarët vendosen të krijojnë Kinoa që nuk përmban sponinë dhe e dini çfarë ndodhi? Zogjtë e hëngrën të gjithë Kinoan.
    • Më shumë se 91.000 kg Kinoa kultivohet çdo vit në malet “Rocky Mountains” në SHBA
    • Kinoa është me e ëmbël kur rritet në lartësi mbi 3.800 metra.

Kujdesi që duhet treguar me Kinoan

Kinoa është e mbuluar me një kimikat toksik të quajtur saponin. Për këtë arsye është e rëndësishme që Kinoa të shpëlahet me ujë te bollshëm para përdorimit. Gjithashtu, karari është çelësi kryesor—me ushqimet te ashtuquajtura “superushqim”-duhet të hahen me karar, dhe nuk rekomandohet të hahen çdo ditë. Disa herë në javë është e mjaftueshme. Edhe pse Kinoa nuk klasifikohet si ushqim tipik në shkaktimin e alergjive dhe nuk përmban shumë kimikate, Kinoa përmban oksiliacid. Për njerëzit që kanë alergji nga oksiliacided është e pakëshillueshme.

LEXO DHE :  Këto janë ushqimet që forcojnë sistemin imunitar!

shilla për gatimin dhe ngrënien e Kinoas:

  • Gjithmonë shpëlaheni me ujë. Vendosni Kinoan në një enë kulluese në ujë te ftohtë dhe të rrjedhshëm derisa e gjitha lënda shkumëzuese të jetë shpëlarë (zhdukur). Mund të provoni disa fara për të parë nëse është shpëlarë komplet; nëse farat vazhdojnë të kenë shije të hidhur, vazhdoni ti shpëlani nën ujë të rrjedhshëm. Duke i përzier farat e Kinoas gjatë shpëlarjes ndihmoni në zhukjen e shijes së hidhur.
  • Kinoa mund të përdoret në sallatë ose mund ta zieni në ujë deri sa të zbutet(si trahana). Gjithashtu Kinoa pudding zëvendëson më së miri orizin dhe miellin e zakonshëm. (Sultiash kuinoe)
    • Me Kinoa mund edhe të bësh popcorn (në vend të misrit) shumë e përdorur për fëmijët në Peru.
  • Është e këshillueshme që Kinoa të mbahet në një enë të mbyllur (e gatuar); në frigorifer, do të zgjase 4 deri në 6 muaj. Në gjendje të thatë ka afat 2-3 vjet.

6

Receta/ Sallatë me kinoa, mollë dhe bajame

Përbërësit:

1/3 filxhan boronicë e kuqe

1 kokërr mollë jeshile

¼ lugë çaj qepë pluhur

675 gr spinaq

1 filxhan lëng pule

2 lugë çaj mustard Dijon

1 lugë çaj lëng limoni

2 lugë gjelle reçel mjedre

½ filxhan kinoa të bardhë, të kuqe apo të zezë, sipas dëshirës

1 lugë çaj fara lulekuqe

Kripë dhe piper

1/4 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër

1/4 filxhan balsamiko

1/3 filxhan bajame

2 lugë gjelle

Përgatitja:

Hidhni kinoan në një sitë dhe shpërlajeni me ujë të bollshëm për ti hequr cipën e hidhur. Në një tenxhere përzieni kinoan dhe lëngun e pulës, lëreni të ziej në zjarr të vakët. Ndërkohë  shtoni bajamet dhe farat e lulediellit në tigan pa vaj në zjarr të mesëm, kaurdisini çdo 15 sekonda  për rreth 1-2 minuta, qëroni dhe priteni në kubik mollën jeshile dhe hidhini në lëngun e limonit. Hiqeni kinoan nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht. Miksoni spinaqin, boronicat e kuqe, qepën pluhur, mollën në kubik dhe kinoan e ftohur plotësisht. Miksoni sëbashku kripë, piper, fara lulekuqe, vaj ulliri, balasamiko, mustardë Dijon dhe për t’i dhënë më shumë shije mbi të hidhni pak reçel mjedre. Në fund hidhni salcën dhe bajamet me farat e lulediellit të skuqura, nëse dëshironi mund ti shtoni pak djathë feta.

Tek dyqanet Neranxi do të gjeni të tre llojet e Kinoas, të bardhen e quajtur ndryshe Kinoa e Fildishtë, Kinoa të Kuqe dhe Kinoa të zezë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.