400 gr pasta të shkurtra
5-6 kunguj mesatarë
1 qepë
Stika pishe
Kripë, piper
Vaj ulliri
Karkaleca
Përgatitja:
Si fillim përgatitet salca. Grini imët qepën dhe skuqeni me pak vaj ulliri. Kungujt mund të grihen ose priten në kubikë, sipas dëshirës. Pasi skuqen, kalojini në mikser derisa të arrini një masë homogjene. Më pas shtojeni këtë masë tek tigani ku keni skuqur qepën, por pa e lënë gjatë që kungulli të mos humbasë vlerat ushqyese.
Shtoni kripën, piperin dhe stikat me karkalecat e përgatitura paraprakisht.
Zieni pastat dhe hidhini sipër salcës. Përziejini mirë dhe shërbejini të ngrohta.