Hidet përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se fruti i qitros. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të frutave ndihmon të qetësojnë stomakun, lehtësoje fytin, pakëson oreksin, mbron shëndetin kardiovaskular, rrit metabolizmin dhe pastron enët e gjakut. Trupi kërkon 24 aminoacide të funksionojë dhe hidet përmbajnë 18 nga 24.
Aminoacidet ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe formimin e kockave, lëkurës, muskujve, gjendjen e humorit, hormonet, enzimat në trup. Ato janë gjithashtu thelbësore për ndërtimin e më shumë se 50.000 proteinave të bëra nga trupi njeriut. Aminoacidet ndihmojnë trupin në shërimin e plagëve dhe sëmundjeve. Nga një studim i publikuar, thuhet se janë vërejtur efektet mbrojtëse të hideve në mëlçi.
U gjet se fruti mbron mëlçinë nga lëndimet. Hidet gjithashtu ndihmojnë për të eliminuar stresin oksidativ në mëlçi. Hurmat kanë gjithashtu vlera të shumta për shëndetin. Më e spikatura ndër to është vetia për të rritur fuqitë! Hurmat përmbajnë ujë në pjesën më të madhe të përbërjes (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium.
Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat i japin energji organizmit. Përveç kësaj, forcojnë sistemin imunitar, falë përmbajtjes së vitaminës C. Hurmat ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit, pra sistemin imunitar. Trupi, nëse konsumon hurma, është në gjendje të mbrohet edhe më shumë nga bakteret. Një tjetër veti e tyre është për të përmirësuar tretjen.
Janë, në fakt, një zgjidhje e mirë për shqetësimet që lidhen me aparatin tretës dhe atë të zorrëve. Ndaj, janë të mira për efektet e tyre laksative (pastruese), falë përmbajtjes së lartë të fibrave.
Por nëse konsumohen të papjekura (të pasura me taninë) janë të dëmshme për organizmin. Kanë efekt pastrues dhe diuretik. Këto fruta luftojnë stresin, lodhjen (si atë kronike, që ka simptoma të ndryshme) dhe humbjen e oreksit. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirësojnë absorbimin e hekurit.
RECETAT/ Muffins me ullinj, djathë dhe borzilok
PËRBËRËSIT për disa muffins:
250g miell pa gluten, 250ml qumësht, 100g djathë të bardhë, 100g proshutë në kubikë, gjalpë të shkrirë, 2 vezë, pak sodë.
PËRGATITJA:
Në një tas hedhim miellin, sodën dhe kripën. I përziejmë me pirun dhe i lëmë mënjanë. Në një tas tjetër rrahim me pirun vezën, shtojmë edhe gjalpin. Hedhim tani një pjesë nga përzierja e miellrave dhe një pjesë qumësht, deri sa t’i mbarojmë. Shtojmë në fund djathin, proshutën dhe i përziejmë deri sa të përftojmë një brumë homogjen. Mbushim format për muffins, jo plotësisht, sepse brumi do të fryhet, dhe i pjekim për rreth 15 minuta në 180 gradë.
Biskota me ftonj
PËRBËRËSIT: 1 ftua Arra të thërrmuara, pak kanellë, 200 gr miell ëmbëlsirash, 100 gr sheqer, 100 gr gjalpë, 1 vezë, një majë luge sodë buke, pak lëkurë të grirë limon.
PËRGATITJA: Pastrojmë ftoin dhe e grijmë në rende. E lëmë mënjanë duke i shtuar pak lëng limoni dhe sheqerin. Rrahim vezën dhe shtojmë në të miellin. E punojmë dhe shtojmë aty gjithë përbërësit e tjerë. Punojmë brumin e fortë, deri sa të përftojmë një masë homogjene. Në një tavë me letër pjekje hedhim brumin me lugë gjelle dhe i vendosim të piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë.