Receta/ Tartë me fruta

Tarta me fruta të freskëta është një ëmbëlsirë e shijshme dhe të bërë me fruta të ndryshme në formë kubike, të aromatizuara me limon. Karakteristika e tartës është forma e saj e rrumbullakët, e përbërë nga kube frutash. Është një ëmbëlsirë plot ngjyra dhe gjallëri e cila mund të përgatitet me shumë lloje frutash. Ne kemi përzgjedhur pjeprin, avokadon dhe pjeshkën!

Përbërësit:

Gjysmë pjepri

Një avokado e pjekur

2 nektarina

Lëngu i një limoni

2-3 lugë sheqer kafe

Mente të freskët sipas dëshirës

Përgatitja:

Lani dhe fshini frutat. Qëroni lëkurën e pjeprit dhe avokados, më pas pritini në kubikë ose copa të vogla bashkë me pjeshkën. Mblidhini të gjitha në një enë dhe hidhini lëngun e limonit. Përziejini mirë.

1

Shtoni sheqerin, përziejini përsëri dhe hidhini të gjitha frutat në një kullesë, në mënyrë që të largohet i të gjithë lëngu i tepërt.

2

Hidhini frutat në forma rrethore, dhe ushtroni pak presion me pjesën e prapme të një luge. Hiqeni me ngadalë formën, që të mos prishen frutat dhe zbukurojini me nga një gjethe mente./dritare.net

3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.