Receta më e mirë për këtë dimër të ftohtë, janë gurabijet e Dibrës
Dritare.net
• Sheqer - treçerek gote
• Gjalpë i tretur dhe pak vaj – ½ gote
• Kos – 1 gotë
• Vezë – 2 kokrra
• Miell – deri ½ kg (aq sa nevojitet)
• Sodë – ½ lugë kafeje
Përgatitja:
Rrihen vezët me sheqerin, në një tas. Hidhet kosi dhe përzihen derisa të treten. Hidhet gjalpi dhe përzihen përsëri. Shto sodën dhe përzieje. Hidhet mielli, dalëngadalë dhe përzihet derisa brumi të mos ngjitet në anët e enës. Nga brumi këputen copë pas cope, që vihen në pëllëmbë të dorës dhe i jepet forma e kokrrës sipas dëshirës, por jo të mëdha se fryhen në pjekje.
Sipas dëshirës, mbi çdo kokërr hidhet pak pluhur sheqer. Vihen në një tepsi të lyer lehtë me gjalpë, pak larg nga njëra-tjetra që të fryhen lirshëm. Tepsia e përgatitur lihet jashtë sobës gjysmë ore, ndërkohë ndizet furra elektrike po ashtu gjysmë ore në maksimum (200-220 gradë). Futet tepsia në furrë dhe afërsisht për çerek ore a 20 minuta, lihen të piqen, sa të fryhen e të marrin një skuqje të lehtë, por nga fundi duhet ndjekur me sy që të mos digjen. Kur nxirren nga furra, nuk mbulohen ose sipas dëshirës./Dritare.net