Receta e kulaçit të ngrohtë të shtëpisë

Fundjavat e ftohta të kaluara në shtëpi apo në ndonjë fshat turistik,  nuk mund të imagjinohen pa kulaçin e shijshëm të dorës së gjyshes,  që nuk ka të krahasuar me ato që jemi mësuar të blejmë nëpër furrat e bukës.

Është fantastik teksa shoqërohet i ngrohtë me pak gjalpë të freskët dhe djathë të bardhë.

Tradicionalisht kulaçi përgatitej nga nënat apo gjyshet shqiptare në ndonjë rast feste të veçantë, por tani me recetën që ju sjell dritare.net mund ta gatuani të gjithë.

Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e kulaçit në kushtet e shtëpisë.

Përgatitja e kulaçit në shtëpi

Përbërësit 

1 kg miell

2 kokrra vezë

1 lugë gjelle me kripë

1 lugë çaji sodë buke

500 gramë kos

Përgatitja e kulaçit

Mielli hidhet i gjithi në një enë të gjerë.

Në mesin e miellit hapet një vrimë ku mund të shtoni sodën e bukës dhe kripën.

Më pas shtoni vezët e plota ndjekur nga kosi.

Ju mund të zgjidhni kos dhie ose dele për këtë recetë.

Përziejeni miellin me të gjithë përbërësit e tjerë duke përdorur një lugë druri.

Shtoni edhe pak ujë që të lehtësoni formimin e brumit të kulaçit.

Më pas hiqeni lugën dhe punojeni masën me duar deri sa brumi i krijuar të jetë i njëtrajtshëm.

Pjekja e kulaçit

Kur brumi të jetë forcuar, jepini formën e një topi dhe punojeni sërish me duar.

LEXO DHE :  Fqinjët mbajnë me bukë fëmijët e familjes në Fier

Hiqeni brumin nga ena dhe vendoseni në sipërfaqen e gurtë ose të mermerit që keni në kuzhinë.

Sekreti i një kulaçi të shijshëm qëndron tek përpunimi i vazhdueshëm dhe i njëjtrajtshëm i brumit.

Më pas merrni një tepsi rrethore ose drejtkëndore dhe lyejeni me vaj.

E gjithë sipërfaqja duhet të jetë e yndyrosur mirë por jo duke e tepruar.

Merreni brumin dhe futeni në tepsi duke e shtrirë me dorë deri sa të puthitet në çdo cep të sipërfaqes së enës së pjekjes.

Pasi brumi i kulaçit të jetë përhapur mirë, përdorni një pirun të pastër për t’i dhënë forma dhe trajta sipërfaqes së tij.

Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta në 250-400 gradë.

Me këtë brumë ju mund të përgatisni një kulaç të madh ose kuleçë të vegjël.

Përdorimet e kulaçit

Kur ta nxirrni nga furra, kulaçin mund ta prisni në copa të mëdha dhe ta shoqëroni me djathë, turshi, kos ose gatime të ndryshme shtëpie.

Kulaçin mund ta gatuani edhe me miell gruri, thekre ose misri për një ushqim më të shëndetshëm.

Sipas nevojës mund të përdorni edhe vaj ulliri ekstra të virgjër për një shije më të pasur./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.