Receta e jetës/ Gjërat që do t’ju bëjnë të lumtur!

Sot, çdo person ka nevojë për një arsye për të qenë i lumtur. Jeta u bë kaq stresuese dhe depresive saqë askush nuk ka kohë për të marrë një gjumë të rehatshëm. Askush nuk është i kënaqur, por ne duhet të gjejmë arsyet për t’u kënaqur. Ju jeni i vetmi person që mund ta bëni veten të lumtur. Në artikullin e dritare.net, ne do t’ju tregojmë disa gjëra që do t’ju bënë të lumtur.

 

  • Bëni një gjumë të rehatshëm

Fakti që ju nuk flini mjaftueshëm gjumë ju bën ju të jeni të lodhur dhe të acaruar gjithë kohës. Prandaj bëjani vetes qejfin. Flini gjumë mjaftueshëm dhe do të rehatoheni. Gjumi është, si mund të themi elementi më i rëndësishëm i lumturisë.

  • Harrojini gjërat materialiste, blini rehatinë

Po sikur të fillojmë me blerjen e përvojave, në vend të gjërave materialiste. Gjërat materiale nuk japin lumturi, por mësimet dhe përvojat vlejnë. Ruani paratë tuaja dhe shkoni me pushime, në vend që t’i shpenzoni paratë për blerjen e gjërave të reja. Përvojat ju japin më shumë lumturi, sesa gjërat materiale në jetë. Mundohuni të imagjinoni gëzimin që ndjeni kur takoni njerëz të rinj në vende të reja. Kur të ktheheni në shtëpi, mendja juaj do të jetë e mbushur me kujtime të tilla të paharrueshme.

  • Blini një kafshë

Kafshët janë më besnike se njerëzit. Ju do të jeni më të lumtur nëse merrni një mace ose qen për veten tuaj. Kafshët janë shumë besnike dhe gjithmonë përkrahës ndaj pronarëve të tyre. Në përgjithësi, kafshët sillen si fëmijët, ata bëhen të lumtur duke na parë. Pasi keni parë një qenush të bukur, ose një kotele, humori juaj papritmas ndryshon dhe ju filloni të qeshni, këshillon dritare.net

  • Gjeni një punë afër shtëpisë
LEXO DHE :  Koncerti në kujtim të Adelës, mbledh vipat tek Ar’Tribuna

Çdo person i pavarur duhet t’i njohë këto aftësi. Në qytetet e mëdha, trafiku është një problem i rëndësishëm dhe harxhon shumë kohë. Nëse keni një punë të mirë me rrogë të mirë dhe makinë luksoze, por duhet të shkoni aq larg nga shtëpia juaj për punë, atëherë duhet ta lini atë punë. Sepse ju e harxhoni shumë kohë në trafik. Në vend që të kaloni atë kohë në rrugë, takoni familjen dhe miqtë tuaj. Gjejeni punën pranë shtëpisë tuaj dhe do të qëndroni afër familjes, këshillon dritare.net

  • Bëhuni socialë

Është mbresëlënëse të jesh shoqëror në jetë. Takimi me njerëz të rinj, të qeshurit së bashku, argëtimi, përhapja e lumturisë kudo. Eh çfarë doni tjetër nga kjo jetë ju njerëz. Lumturia vjen mbi të gjitha, dhe për më tepër kur ajo ndahet me të tjerët. Kur qëndrojmë në një grup miqsh, edhe gjendja jonë e keqe kthehet në një të mirë. Nëse jeni të lodhur nga ngarkesa e punës gjatë gjithë ditës, takoni miqtë tuaj natën dhe pini bashkë. Kështu do të shpëtoni nga lodhja dhe stresi.

  • Buzëqesh për veten

Askush nuk mund të të bëjë të lumtur përveç vetes. Sa më shumë buzëqeshni, aq më shumë jetoni. Qeshni sa më shumë dhe reduktoni kështu stresin tuaj. Qeshni dhe vetëm qeshni. Kjo është receta jonë e lumturisë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.