Receta darkës/ Supë me tul pule dhe makarona

Doni të gatuani një drekë apo darkë të shijshme për familjen tuaj?

Atëherë jeni në vendin e duhur, pasi dritare.net ka për ju një recetë super të shijshme. Supa me tul pule dhe makarona është më e shijshmja dhe e shëndetshmja që mund të gjeni, por para së gjithash shumë e thjeshtë për t’u gatuar.

Për më shumë shihni recetën që dritare.net sjell për ju dhe shijojeni.

Përbërësit:

-300-400 g gjoks pule,

-500 g makarona,

– një kokërr qepë e prerë dhe e qëruar,

– tre karota, të prera ,

-2 gjethe selino,

-1/2 lugë trumzë e thatë,

-1/2 lugë rozmarinë,

-2 thelpi hudhër,

– 1/2 lugë rigon,

– kripë dhe piper i zi.

 Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe, vendosni gjoksin e pulës, karotat, trumzën, hudhrat, rigonin, selinon dhe kripën e piperin e zi.

Hidhini ujë dhe vendosini të zihen, me zjarr të ngadaltë për 60 minuta. Largojeni pulën nga zjarri i ngadaltë dhe shtoni makaronat e vendoseni përsëri në zjarr.

Lëreni të zihet për 20-30 minuta. Pasi është zier supa e ndani në racione të ndryshme dhe i hidhni pak majdanoz. Ju bëftë mirë!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

LEXO DHE :  Ide të veçanta, si mund të dekoroni me goma makine!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.