Ajo që shumëkush e mendonte hipotetike, ndodhi.
PD ka marrë një vendim politik me shumë të panjohura. Është një akt i cili në thelb duhet t'i dedikohet Berishës.
Vetëm Berisha mund të ishte në gjendje të bënte PD që të shkonte me entuziazëm drejt djegies së mandateve dhe është po ai i vetmi që mund ta mbajë të bashkuar që të mos shkojë drejt shpërbërjes në rast se humbet bastin që ka vënë.
Kuptohet për aq sa do të mbesë nga PD. Pasi çdo rezultat tjetër përveç qeverisë së tranzicionit dhe zgjedhjeve të parakohshme, është disfatë.
Sado që do të mund të përpiqet t’ia hedhë fajin Bashës, ai është përgjegjësi.
Berisha është përgjegjësi për mitingun, për sulmin mbi kryeministri dhe për radikalizimin.
U pa që nga vendosja e Dem Dollapit në krye të krahut të fortë të PD.
Por nëse mitingu i fundit tregoi se Berisha nuk ka më forcën e 14 shtatorit 1998 ne terren, ende nuk i është provuar forca për destabilizimin institucional.
Fillimi duket i mbarë. Pesë aleatët e tij të zgjedhur në listat e PD vendosen që të djegin mandatet. Mesa duket ai që ja mbushi mendjen Agron Dukës ka qenë Berisha. Argumenti mbetet për t’u parë, por me siguri ka qenë i fortë derisa ka arritur të thyejë bindjen e mëparshme të Dukës që do hyjë në zgjedhje.
Po ashtu për Dash Shehin që si Duka kishte bankoprovë të luajalitetit të PD ndryshimin e Kodit dhe sistemit zgjedhor që të vazhdonte të ishte luajal me PD, argumentet e Berishës duhet të kenë qenë të forta. Me siguri do ketë qenë fjala e dhënë që në zgjedhje do futen me sistem dhe kod të ndryshuar.
Ajo që bën surprizë është LSI. Me deputetë të fituar me forcat e veta, partia e Kryemadhit nuk ka menduar për sovranitetin e saj që të konsultohej
para se PD të merrte këtë vendim, por i ka shkuar pas vendimit surprizë të Bashës. Vetëm Berisha e ka këtë forcë ndikuese tek çifti Meta.
Ky është një argument më shumë se është Berisha tashmë organizatori.
Çfarë sjell ky hap?
Pavarësisht se opozita përmend Maduron në Venezuelë, e vërteta është që as në Venezuelë, opozita nuk ka dalë nga parlamenti.
Nëse ia dalin që të bëjnë zgjedhje në qershor pa Ramën si kryeministër, konsiderohet fitore. Duke lëshuar kryeministrin, e majta humbet, sepse lëshimi i qeverisë është në një farë mënyre pranim i disfatës.
Por nëse hyjnë në zgjedhje me Ramën kryeministër, kjo prapë është një dejavu e dy viteve më parë.
Kjo është gjithashtu beteja e parë ku Rama është i vetëm përballë të gjithë asaj që ai tashmë e quan politikë e vjetër.
Nuk ja doli t'i mundte në 200 dhe ja ku i ka përballë 10 vite më vonë, por këtë radhë në kushte më të favorshme , pasi është në qeveri.
Ndonëse me imazh të ciflosur nga skandalet korruptive.
Në këtë rreshtim forcash Rama ka ne favor aparatin shtetëror dhe financat publike; ka partinë më rë madhe të vendit dhe gjithashtu mobilizimin e saj që nuk është e përgatitur të lerë pushtetin pa kapur tetë vitet.
Natyrisht që Rama humbi një shans për të zëvendësuar figurat e lodhura të disa ministrave me figura publike rilevante, por për socialistët e thjeshtë kur vjen fjala tek humbja e vendit të punës, kjo nuk do të thotë asgjë.
Ky do jetë një faktor deciziv në zgjedhje.
Por nuk duhet harruar se ai më i rëndësishmi është faktori ndërkombëtar që deri tani nuk ka ndonjë entuziazëm për zgjedhje të parakohshme.
Pavarësisht se opozita përpiqet ta relativizojë, janë ata që do të vendosin në instancën e fundit, nëse do shkohet drejt zgjedhjeve.
Dhe se çfarë do të vendosin ata, do të mësohet shumë shpejt./dritare.net