Real Madrid fiton sërish sfidën me Bayern Mynchen
E Mërkurë 25 Prill 2018, 22:10
Dritare.net
Gjermanët të cilët presin në shtëpi kampionët e Europës në fuqi, kanë një arsye të fortë për të fituar pasi do të synojnë ‘hakmarrjen’ për eliminimin në sezonin e kaluar, po në të njëjtën fazë të kompeticionit.
Nuk mund të harrohen pretendimet e gjermanëve për njëanshmëri të gjyqtarit dhe për këtë arsye pritet një ‘luftë’ në fushë. Nga ana tjetër ‘galktikët’ kanë treguar se janë mjeshtrit e këtij kompeticioni dhe sonte opsionin humbje e kanë fshirë nga mendjet e tyre.
Ekipi i Zidan do të tentojë të shënojë sa më shumë gola në fushë kundërshtare për ta patur sa më të thjeshtë ndeshjen e kthimit. Për t’u evidentuar fakti se në anën tjetër qëndron një teknik si Jupp Heynckes./d.m-dritare.net