Reagon zyra e Bashkimit Europian për dështimin e negociatave

Pas dështimit të negociatave për dialog politik, ka reaguar në një deklaratë zyrtare edhe zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri .

Sipas deklaratës të zyrës së BE-së kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të votojë vetingun, ndërsa kjo e fundit kërkoi qeveri teknike dhe votim elektronik.

DEKLARATA E PLOTE
Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckensteinu takuan me shumicën dhe opozitën shqiptare dhe patën një diskutim të mirë.

Të dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.

LEXO DHE :  VMRO së Gruevskit i rrjedhin deputetët, miratohen ndryshimet kushtetuese për emrin

Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Shumica ra dakord mbi pikat e parashikuara për sa kohë që vettingu do të votohej në parlament. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./ dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.