Pas lajmit se punonjësit e gazsjellësit TAP në Durrës kanë lënë punën mëngjesin e sotëm për të protestuar në Shënvlash, ka reaguar TAP. Ai ka sqaruar punëtorët se shumë shpejt problemi me pagesat do të zgjidhet, pasi ka marrë garancinë e kontraktorit Spiecapag.
“TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt,"- thuhet në deklaratën e TAP.
Punëtorët kanë dalë në protestë duke thënë se u janë ulur rrogat dhe nuk po u zbatohen kontratat.