Reagon Tahiri: Të shkarkohet polici që dhunoi gruan, i papranueshëm edhe veprimi i saj
E Diel 21 Shkurt 2016, 13:01
Dritare.net
“Eshte e papranueshme të sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.
Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra.
Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje.
Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye”, shkruan Tahiri në FB.