Reagon Llalla për dorëheqjet e 4 prokurorëve: Po rifreskohemi
E Premte 11 Mars 2016, 14:02
Dritare.net
Sipas Llallës po shqyrtohet mundësia për rifreskim të stafit, ndërsa si pasojë e këtyre ndryshimeve tha ai, ka nevojë që të reflektohen përmirësime në rezultate.
Nga ana tjetër kryeprokurori tha se disa prokurorë kanë vite në nivel drejtuesi, ndërsa paralajmëroi se riformatimi do të prekë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
4 drejtues të prokurorive në rrethe kanë dhënë dorëheqjen në të njëjtën ditë për çështje personale. Prokurori i rrethit të Lezhës, Përmetit, Tropojës dhe Dibrës kanë dhënë dorëheqje duke lënë vendin e drejtuesit vakant.