Reagojnë familjarët e Ballistit: Është hero i gjallë, nëse ekstradohet do të vetëflijohemi
E Shtunë 29 Korrik 2017, 10:10
Dritare.net
Vëllai i tij, Xhevahir Morina, në një lidhje telefonike për News 24, ka akuzuar shtetin shqiptar, që sipas tij, nuk po bën asgjë për të mbrojtur një hero të gjallë.
“Jemi të shokuar dhe të skandalizuar nga ky vendim. Është gjëja më e pabesueshme për ne që po ndodh. Jemi komplet të braktisur nga shteti, nuk kemi absolutisht asnjë mbështetje. Shteti shqiptar nuk është interesuar për një hero të gjallë fare, vëllai është në mëshirë të fatit”, tha vëllai i Ballist Morinës.