Reagimi i “Swiss Diamond Hotel” për ngjarjen e sotme Noizy Vs Cozman
Dritare.net
Pas stabilizimit të situatës, edhe vetë hoteli ka dalë në një komunikatë për media, duke rrëfyer se si ka rrjedhur ngjarja në të vërtetë:
“Te nderuar, “Swiss Diamond Hotel”, njofton opinionin publik lidhur me rastin e konfliktit qe ka ndodhur ne Rrugen “Tring Smajli”. “Swiss Diamond Hotel”, sqaron se lajmi i pasqyruar ne disa media elektronike dhe te shkruara, per konfliktin ne mes te disa personave te estrades, nuk ka ndodhur ne brendi te Hotelit, ashtu siq eshte raportuar.
Per hire te majtjes se imazhit te Hotelit, Menaxhmenti kerkon nga te gjitha mediat elektronike dhe te shkruara qe te kene ne konsiderate kete fakt dhe te jene sa me objektiv ne raportimin e ketij konflikti dhe te mos e keqperdorin emrin e “Swiss Diamond Hotel”. Ju faleminderit per mirekuptim”.