Rasti Kumanova, festë e protestë në Prishtinë
E Martë 28 Nëntor 2017, 18:06
Dritare.net
Qytetarë të shumtë krahas festës, kanë bërë thirrje që Kosova dhe Shqipëria të angazhohen në zbardhjen e ngjarjes së Kumanovës.
Qytetarët i kanë bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë që të liroj sa më parë Grupin Kumanova.
Kujtojme se me 2 nëntor të këtij viti gjykata në Maqedoni ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj grupit të Kumanovës, për veprën terrorizëm dhe organizatë terroriste. Shtatë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa të tjerët me 746 vjet burg./ I.M-Dritare.net