Raporton përpara kuvendit, PD nuk njeh Arta Markun si kryeprokurore
E Mërkurë 11 Korrik 2018, 14:02
Dritare.net
Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja e ka prezantuar Markun si Prokurore të Përgjithshme, por PD e ka refuzuar këtë gjë duke mos njohur Markun si kryeprokurore.
“ Me çfarë tagri e keni thirrur zonjën, sapo përmendët titullin Prokuror i Përgjithshëk. Është një titull që nuk e ka zonja me gjithë dëshirën tuaj të madhe.Në institucionin e parlamentit, në komisionin e ligjeve thirren institucionet kushtetuese. Zonja nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutën. Është zgjedhur në parlament me 69 vota, më pak edhe sesa Damian Gjiknuri. Prokurori i Pëgjithshëm zgjidhet me 84 vota dhe ai është institucion kushtetues dhe ka një arsye pse zgjidhet me 84 vota. “-ka deklaruar Edi Paloka./ I.M-Dritare.net