Raporti i Tranzicionit të BERZH: Integrimi do vonohet nëse nuk ndihmoni bizneset e vogla

Raporti vëren se produktiviteti i bizneseve është ulur. Problematike janë sidomos bizneset e vogla, që nuk po zgjerohen dhe nuk po rrisin prodhimin dhe kanë një produktivitet shumë të ulët.

Raporti rekomandon se duhet bërë më shumë për fuqizimin e tyre. 80 për qind e bizneseve në rajon janë të vogla dhe kanë peshë të rëndësishme për prodhimin e brendshëm bruto, punësimin etj.

Por, ata kanë vështirësi të gjejnë financime dhe mbështetje me politika.

Raporti thekson se është pikërisht produktiviteti, ai që përcakton shpejtësinë e konvergjencës, pra se ku do të arrijmë mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.

BERZH rekomandon që në këto kushte integrimi do të vonohet nëse nuk rritet produktiviteti. “Nëse nuk ndihmohen bizneset e vogla ky proces integrimi mund të vonohet”, tha Gent Sejko Guvernatori i  Bankës së Shqipërisë, duke iu referuar gjetjeve të raportit. V.D/Dritare.net/

Komentoni