Raporti i Komisionit Evropian/ Ngjela zbardh detaje të reja

Shqipëria sot pret dritën jeshile nga BE –ja në lidhje me çeljen e negociatave.

Vetëm pak orë na ndajnë nga koha kur  KE do t’i dorëzojë zyrtarisht kryeministrit Edi Rama progres-raportin me rekomandimin për çeljen e e negociatave me BE.

Por Avokati Spartak Ngjela ketë process të ri për Shqipërinë e  e sheh si shqetësimin  më të madh të korruptuarve.

Postimi i plotë:

Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Europian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat.

Do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Çdo bëjë Rama dhe Saliu???

Do të kemi shumë njoftime dhe lajme të tilla. Dhe do ta shohim shqetësimin e të korruptuarve.

Nuk duhet të shkojnë më tej me marrëzitë e tyre këta të korruptuar.

Tani mund të thuhet se është, hetuar gjithçka – edhe korrupsioni në të gjitha aspektet e tij dhe për të gjithë pushtetarët; por edhe shitjet e interesit kombëtar.

Sot do shohim këtë shfaqe: gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin mërzitor të korrupsionit të lartë./dritare.net

Komentoni