Raporti i KE/ Vlahutin: Nuk ka vend për vetëkënaqësi, duhet të fokusoheni te puna
E Mërkurë 25 Prill 2018, 11:11
Dritare.net
“Shqipëria shihet si model në rajon për procesin në vazhdim të vettingut, së dyti për lëvizjet që janë bërë kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, së treti, marrëveshja 17 majit tregoi që polarizimi politik mund të tejkalohet në kohë kritike për vendin dhe së katërti përparimi i bisedimeve dypalëshe me Greqinë”, tha ajo.
Megjithatë, ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit antimafia, një ligj për financimin e partive politike, por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. Gjithashtu Vlahutin tha, se nuk ka vend për vetëkënaqësi, por puna duhet të vijojë në çdo sektor të administratës dhe kudo për të ecur përpara. V.D/Dritare.net.