Raporti i DASH/ Ahmetaj: PPP stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri
Dritare.net
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka folur edhe për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.
Ministri tha se korrupsioni mbetet një ndër problematikat më të mëdha të biznesit.
Sipas tij, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin. Gjithashtu ai u ndal edhe tek Partneriteti Publik Privat, sipas tij ai përdoret në të gjithë botën.
“Nëse do të implementohet tërësisht, reforma në drejtësi do të promovojë invenstimet e huaja, do largojë korrupsionin dhe do lërë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë botërore. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri,” tha Ahmetaj. V.D/Dritare.net/