Raporti i Bankës Botërore, ja si renditet Shqipëria për investimet!

Shqipëria renditet në vend të 78 në rang global për lidhshmërinë me vendet e tjera përmes tregtisë, investimeve të huaja, migracionit apo transportit ajror. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria pozicionohet e fundit, ku para saj renditen Maqedonia apo Bosnje-Hercegovina. Të dhënat u publikuan dje në raportin e Bankës Botërore për vendet e Europës dhe Azisë Qendrore.

banka boterore

Vlerësimet e kryera në raport jepen për 6 indikatorë, si tregtinë, investimet e huaja, migracionin, teknologjinë, linjat ajrore dhe rrjedhja e portofolit. Raporti vlerëson pozitivisht investimet që janë kryer në dogana në periudhën 2007- 2012 për uljen e kohës në zhdoganim, si edhe kthimin e emigrantëve në Shqipëri në periudhën e krizës greke. Raporti rendit Shqipërinë në vendin e 80 për tregtinë, ndërsa për investimet e huaja renditet e 87-ta. Për sa i përket këtyre dy indikatorëve, tregtisë dhe investimeve të huaja, krahasuar me vendet e rajonit renditet pas tyre.

Por renditja e Shqipërisë është pozitive, përsa i përket teknologjisë dhe emigracionit. Zbatimi i teknologjisë e rendit Shqipërinë 7 vende para Maqedonisë. Raporti shpjegon se si përdorimi i teknologjisë ka ndikuar pozitivisht në uljen e kohës për zhdoganimin e mallrave në dogana. “Vendet mund të përdorin informacionin dhe teknologjisë së komunikimit (TIK) për të modernizuar agjencitë doganore dhe procedurat. Për shembull, Shqipëria zvogëloi kohën e saj të zhdoganimit dhe rritjen e tregtisë në mënyrë të konsiderueshme nga 2007 në 2012 nga implementimi i sistemit të automatizuar për dogana.

Si dhe të dhënat për të përmirësuar menaxhimin dhe inspektimin e rrezikut të proceseve”, thuhet në raport. Për sa i përket ndikimit të migracionit në ndërlidhjen me vendet e tjera, Shqipëria renditet e 76, para Maqedonisë. Banka Botërore vlerëson se kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, në periudhën e krizës greke ka ndikuar pozitivisht në rritjen e punësimit dhe ekonomisë. “Kthimi i emigrantëve shqiptarë me krizën greke rriti fuqinë punëtore të Shqipërisë prej 5 për qind. Vetëm në vitin 2011 dhe 2014, pati efekte pozitive në pagat e jomigrantëve me aftësi të kufizuara dhe efektet e përgjithshme pozitive në punësimin e atyre që qëndruan.

LEXO DHE :  Babai i Stresit, padit Taulant Ballën
Selia e Bankes Boterore
Selia e Bankes Boterore

Migrantët e kthyer janë gjithashtu më shpesh të vetëpunësuar se punëtorët që nuk ikën kurrë, duke kontribuar potencialisht në gjenerimin e punësimit dhe rritjes ekonomike”, thuhet në raport. Raporti konstaton se lidhshmëria e rritur, gjithashtu i ekspozon vendet në rajon ndaj riskut të tronditjeve ekonomike. Megjithatë, me ofrimin e burimeve alternative të kërkesës dhe financimit të jashtëm, lidhjet e larmishme mund t’i zvogëlojnë këto risqe dhe t’i ndihmojnë vendet që të menaxhojnë tronditjet e brendshme dhe të jashtme.

BB: Lidhjet më jashtë do rrisin 1 % rritjen ekonomike

Banka Botërore vlerëson se lidhshmëria kontribuon me gati gjysmë përqindje në rritjen vjetore të PBB-së reale në Europë dhe Azi Qendrore, ku dyzet përqindëshi nga pjesa e poshtme e fituesve të të ardhurave kanë shënuar rritje prej rreth 1 për qind. “Rritja e integrimit ndërkombëtar lehtëson transferimin e teknologjisë dhe ideve midis vendeve, kompanive dhe njerëzve – gjë që është thelbësore për t’i dhënë hov rritjes afatgjatë dhe prosperitetit të përbashkët”, thotë David Gould, ekonomist kryesor i Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore dhe autor kryesor i raportit. “Për më tepër, ashtu si rrjetet shoqërore, lidhja me vendet e lidhura mirë sjell më shumë njohuri dhe teknologji sesa te lidhjet me partnerët e izoluar”. Raporti thekson se shumë vende në rajon kanë ndërtuar lidhshmëri më të madhe, duke avancuar zhvillimin ekonomik gjatë njëzet e pesë viteve të fundit. “Sidoqoftë, përfitimet ekonomike të lidhshmërisë përmes transferimit të njohurive dhe teknologjisë nuk janë gjithmonë të dukshme, ndërkohë që sfidat e pasigurisë ekonomike zakonisht janë të dukshme”, thuhet në raport./panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.