Raporti/ 9.6 milionë njerëz do të vdesin nga kanceri këtë vit
Dritare.net
Në një raport të publikuar së fundmi, rezulton se, që nga viti 2012, numri i njerëzve të prekur nga kanceri në të gjithë botën ka shkuar në 8.2 milionë.
Ndërkohë, sipas shifrave nga raporti, thuhet se, një në pesë burra dhe një në gjashtë gra do të preken nga kanceri dhe do të vdesin.
Ndërsa bota zhvillohet, pasurohet edhe përparon, më shumë njerëz po vdesin nga kanceri, pasi kjo sëmundje lidhet me mënyrën e jetesës dhe jo me pasurinë dhe varfërinë, informon dritare.net
Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin (IARC) ofron fotografi të çastit, të shkallës së kancerit në mbarë botën, duke studiuar dhe shikuar nga afër rreth 36 lloje kanceresh, në 183 shtete të ndryshme të botës.
Si pasojë e zhvillimit të teknologjisë dhe mënyrave më të reja për zbulimin e kancereve, është rritur edhe numri i njerëzve të prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Të paktën, kjo është ajo që thonë studiuesit.
Raporti më i fundit tregon se, kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit femëror dhe kanceri i zorrëve, janë kanceret më të shpeshta dhe që i kanë shkaktuar dhe po i shkaktojnë vdekjen shumë njerëzve në mbarë botën.
Studiuesit gjithashtu thonë se, kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes te gratë në 28 shtete, të ndryshme të botës.
Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Hungaria, Danimarka, Kina dhe Zelanda e Re.
Një studiues, nga organizata e bamirësisë "Cancer Research UK", tha: "Duhani është arsyeja më e madhe, pse rastet e grave të prekura nga kanceri në mbarë botën janë shtuar kaq shumë.
Dritare.net ju këshillon të mos pini më duhan dhe të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj, pasi kjo është gjëja më e rëndësishme./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net