Rama zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë me negociatat
E Mërkurë 26 Prill 2017, 19:07
Dritare.net
“Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër.
Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s’bisedohen këto”, tha Rama nga Korça./ dritare.net