Rama: Vijën e kuqe nuk ua solla unë, por SHBA dhe BE
Dritare.net
Proces, që sipas tij nuk ka lidhje me faktin se kush mbush shishet e ujit, por sa i pastër është burimi nga vjen uji. Që, sipas tij, do të thotë se kush do të bëjë filtrimin e kandidadurave që do të përzgjedhjen për procesin e vetingut.
“Ju siguroj që i njoh shumë mirë ngjyrat dhe vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por i përcaktuar nga SHBA dhe BE e që ka në esencën e vet procesin e vetingut, e përsëris për ne nuk ka qenë problemi tek si Kuvendi do votojë pasi kemi lëshuar 2/3, kemi rënë dakord për cdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar në rekomandimin e Venecias, por thelbi është, jo kush do mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi nga vjen uji, si do garantojmë që filtri i kandidaturave të jetë i sigurtë” tha Rama.
Pyetur nëse PS i qëndron rolit të ndërkombëtarëve në procesin përzgjedhës e jo si i kërkon opozita si rojtarë, Rama u përgjigj: “PS dhe shumica qeverisëse do votojnë reformën që ka mbështetjen e SHBA dhe BE dhe të jeni të sigurtë dhe as SHBA e as BE nuk bëjnë asgjë që cenon thelbin e kësaj reforme, dhe formula e propozuar akomodon një kërkesë të stërpërsëritur të PD dhe habitem pse PD nuk thotë po e lumtur”.