Rama vendos të dëbojë disa diplomat rusë nga Shqipëria
E Hënë 26 Mars 2018, 15:03
Dritare.net
Në mbledhjen e grupit parlamentar, raporton Balkanweb, Rama ka thënë se Tirana do të marr vendim për dëbimin e disa diplomatëve rusë, pas akuzave që i janë bërë në Moskë për helmimin e një ish agjenti te KGB-së në Angli.
"Qeveria do të vendosë për dëbimin e disa shtetasve rusë. Ky është një veprim i koordinuar me vendet e NATO-s. Do dëbojmë rusët që kanë shkelur interesat kombëtare", tha ai
Sot, SHBA urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë ndërsa Gjermania dhe Franca vendosën dëbimin e 4 diplomatëve rusë./E.B- dritare.net