Rama u bën një premtim tregtarëve të makinave

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë takim me qytetarët. Ndërsa një qytetar tregoi problemin që kishte me makinën dhe që e zgjidhi me një ankesë në portalin e ‘shqipëriaqëduam.al’, Rama u ka dhënë përgjigje edhe ankesave të tregtarëve të makinave, të cilët nuk lejohen të importojnë makina që janë më shumë se 10 vjet. Kryeministri tha se, do t’i presë në takim tregtarët dhe do të dëgjojë sugjerimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

“Javën e fundit më kanë ardhur një mori mesazhesh nga subjekte të tregtisë së makinave që shprehin shqetësim lidhur me efektet e normës së re të përcaktimit të një kohe për tregtimin e makinave në Shqipëri. I kam ndjekur me vëmendje këto ankesa dhe u kam kërkuar të realizojnë një dëgjesë me të gjitha subjektet, që përveç shqetësimit shprehën edhe sugjerime mjaft racionale. Ne kemi praktikë dëgjimin e njerëzve, komuniteteve dhe grupet e interesit. Nisemi nga parimi që ne nuk i dimë të gjitha.”,– tha Rama.

LEXO DHE :  Le ta mbajmë Evropën e bashkuar/ Me muzikë e duartrokitje mbyllet seanca e fundit e Parlamentit Evropian

Edhe qytetarja, Lindita Fortuzi,  pasi është ankuar në portal ka gjetur zgjidhje për problemin e saj, dhe më në fund është pajisur me certifikatë pronësie.

“Familja Fortuzi është e madhe dhe me rrënjë të kahershme në Tiranë. Është për të ardhur keq që edhe për një shtëpi të vjetër sa vetë Tirana të ketë pasur kaq shumë probleme për të bërë regjistrimin. Ne po reformojnë Hipotekën dhe Aluiznin, po reformojmë bazën digjitale të të dhënave. Kemi marrë zotimin se deri në fund të mandatit marrja e këtyre dokumenteve do te jetë e thjeshtë. Rastet e problemeve me pronat do te jenë minimale.”,- u shpreh Rama./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.