Rama tregon shtrigën e aviacionit: I sharë kush shan veshjet që i dizajnova unë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtr fjalën e tij në inaugurimin e linjës së avionit “Air Albania”.

Në fund të fjalës së tij, Rama ka treguar edhe “shtrigën e aviacionit civil”, e cila  është Belinda Balluku.

“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e bënë të mundur realizmin e kësaj ëndrre me vetëdijen e plotë që kjo ëndërr tani kërkon të mbahet gjallë dhe të bëhet fuqia tërheqëse e garancia e të gjithë shqiptarëve që do duan të fluturojnë në shtëpinë kuq e zi të ajrit dhe mbi të gjitha një falënderim shumë të veçantë për folësen e parë të këtij eventi, Belindën, “shtrigën” tonë kuq e zi të aviacionit, që ka bërë çka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin s’do ishim këtu sot.

LEXO DHE :  21 shembujt e dizanjit urban që do dëshiroje t'i kishe në Tiranë

Sikur dua të falënderoj edhe folësin e dytë, një mik i mirë i këtij vend, përfaqësues i presidentit në bordin e “Air Albania”, ai vetë një pilot i rrahur me erërat dhe që ka përshkruar besoj gjithë qiejt e rruzullit, për asistencën e tij në të gjitha aspektet”, tha Rama.

Rama gjithashtu tregoi se është ai autori i disajnit të veshjeve të stjuardesave dhe logove të avionit.

“Suksese vajzave dhe djemtë të “Air Albania”-s dhe kush i besoj që veshjet s’kanë të sharë, apo kush i shan është i sharë”, tha Kryeministri./ I.M-Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.