Rama tregon ëndrrat e tij me një fjalim te stilit Martin Luter King

Pas akuzave për tezën e presidentit të përbashkët, në stilin e liderit afro-amerikan Martin Luter King, Rama beri një ese të shkurtër mbi ëndërrta e tij.

Ja çfarë thotë ajo:

Në jetën time kam pasur shumë ëndrra për të cilat miqtë shpesh me thoshin që janë të çmendura. Ata me thoshin që unë nuk qullosa gjë si basketbollist, kur Zoti më kishte dhënë gjatësinë, jo me te bëhesha kryeministër kur gjithë mësuesit thoshin që isha harrakat.
Por unë u bëra kryeministër.

Ja pra që Shqipëria dhe shqiptarët janë populli që mund te realizosh çdo ëndërr dhe të bësh ç’të duash.
Tani nuk kam edhe shumë ëndrra për të realizuar. Madje më kanë mbetur fare pak.

Unë kam një ëndërr që një ditë Kosova dhe Shqipëria të kenë një president të vetëm dhe ky të jem unë. Përndryshe, siç thotë ajo shprehja: “Atë tavë që s’e ha unë, ishalla digjet në furrë”.

Unë ëndërroj qe Ballkani të jetë ne paqe dhe pas presidence time kosovaro-shqiptare, vitet e fundit ti shtyj në Vuno duke luajtur basketboll me Vuçiçin. Gjithsesi ëndërroj që një ditë edhe Koçoja të ndërrojë mendje dhe të na bashkohet. I miss him.

LEXO DHE :  Lajm i mirë për “Gjuhën Shqipe”, futet në universitete!

Unë kam një ëndërr që Teatri Kombëtar vitin qe vjen të shfaqe “Kurbanin” me interpretimin në rolin tim të Tom Kruiz, ndërsa Ilir Metën ta interpretojë Ema Andrea.

Unë ëndërroj që një ditë të shitet një pikturë e imja dhe të jem në gjendje të realizoj një poçe balte.

Unë kam një ëndërr që të kap një miliard euro pasuri.

Unë kam një ëndërr që gjithë shqiptarët ti mbledh në Tiranë dhe të ketë vetëm një bashki: ajo e Tiranës.
Unë dua që një ditë Bashkim Fino të bëhet kryetar i FSHF dhe shqiptarët ta kuptojnë çdo të thotë të biesh nga m… në bark vere.
Kaq pak ëndrra kam. Dhe do t’i realizoj, herët a vonë edhe me ndihmën e Lulit./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.