Rama: Teatri aktual është një ngrehninë që nuk ka lidhje me asgjë
Dritare.net
Rama është shprehur i bindur se Teatri aktual do të shembet, dhe aty do të ndërtohet një Teatër i ri, sepse sipas tij aktuali është kthyer në një ngrehninë që nuk ka lidhje me Teatër.
“Ndërkohë që Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar, i duhet prej shumë kohësh, ndërkohë që tanimë është bërë një proces pozitiv me gjithë komunitetin dhe gjithë komuniteti i regjisorëve, aktorëve, dramaturgëve, protagonistëve që duhet t’i japin Shqipërisë një jetë teatrore më të pasur është i përfshirë plotësisht dhe është tërësisht i dakordësuar me ne për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, që do të ndërtohet në të njëjtin truall dhe pa cënuar asnjë metër të truallit ekzistues, me një partneritet që është i përcaktuar nga fakti se kompania që e propozon zotëron prokurorat për pronat private ngjitur dhe çfarë do të japë në këmbim shteti në këtë mes, qeveria dhe bashkia, është një truall mbrapa murit ekzistues të Teatrit ku sot ka makina të vjetra, makina që hyjnë dhe dalin dhe plehra në mes të Tiranës. Kështu që ky është një debat i kotë, kjo është një kauzë absurde, por opozita është në të drejtën e vet që ta vazhdojë këtë përpjekje absurde, ndërkohë që ne jemi në detyrimin tonë që të punojmë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam dhe për atë që duam për njerëzit e këtij vendi. Nuk besoj se opozita ka kredencialet për të dhënë opinione për repertorin e Teatrit apo për mënyrën se si duhet të zhvillohet një vepër nga pikëpamja arkitektonike apo urbanistike.”-tha Rama.
“Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo. Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standarteve europiane dhe ku është shumë e thjeshtë…”-shtoi kryeministri./ I.M-Dritare.net