Rama: Tashmë këto 13 pagesa mund t’i bëni edhe nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut ka publikuar sot listën me 13 shërbimeve të reja që biznesi mund të paguaj nga shtëpia, pa qenë vevoja për të mbajtur rradhë të gjata. Kreu i qeverisë tha se përmes E-Albania do të bëhet e mundur lehtësimi i shërbimeve për qytetarët.

STATUSI I RAMËS

Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QE DUAM🇦🇱🇪🇺

Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës👍

Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

  1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
  2. Tatim i Lojërave të Fatit
  3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
  4. Tatim i Mbajtur në Burim
  5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar
  6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
  7. Tatim Fitimi
  8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
  9. Taksat Kombëtare
  10. Tarifat Kombëtare
  11. Renta minerare
  12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  13. Detyrime globale/Penalitetet
LEXO DHE :  Përmbyset varka, 11 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin. V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.