Rama takohet me biznesmenët kuksiane: Jo heqje, por reduktim të taksës
E Premte 6 Prill 2018, 18:06
Dritare.net
Kryeministri Rama mësohet se është takuar me biznesmenët për të folur për taksën e Rrugës së Kombit, raporton “Tch”.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, si dhe drejtori rajonal i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kukës, Ledian Halilaj.
“Do të ketë reduktim çmimi për banorët e zonës, por jo heqje takse”, mësohet të ketë thënë Rama./ I.M-Dritare.net