Rama takim me oficerët e policisë: Kriminaliteti në ulje, opozita le të shpifi, ne kemi shifrat
E Hënë 15 Tetor 2018, 11:11
Dritare.net
“Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audio, krimi, krimi, krimi, në fjalime, debat, komente, krimi në drekë, darkë.
Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Por kjo është puna ime dhe e qeverisë, puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj batareje, më fortë dhe qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se keni sot. Kriminaliteti është ulur ndjeshëm, ndërsa opozita sfidon statistikat me shpifje të reja. V.D/dritare.net/