Rama sulmon Voltana Ademin, ambasadori amerikan parakalon krah saj. Lu: Gratë shkodrane, më të guximshmet në planet
Dritare.net
Por, ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, nuk duket se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Rama. Ambasadori ka marrë pjesë në “Marshimin për kancerin e gjirit”, organizuar në Shkodër, jo vetëm duke ecur në krah të kryebashkiakes Ademi, por edhe duke u shprehur se shkodranet janë gratë më të guximshme në planet.
"Shkodra është vendi i përsosur për “Marshimin për kancerin e gjirit” për shkak se shkodranet janë nga më burrneshat në planet. Familja ime ka një të mbijetuar nga kanceri i gjirit dhe unë e di se për këtë nevojitet guxim, si nga gratë, ashtu edhe nga burrat e familjes. Është guxim për t’u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje. Është guxim për t’ia pranuar familjes dhe miqve të tu se ke mbijetuar. Eshtë guxim për t’u treguar vajzave dhe grave të tjera mbi nevojën e bërjes rregullisht të testimeve për t’u siguruar që ta diagnostikojnë këtë sëmundje që herët", u tha ambasadori Lu./dritare.net