Rama sulmon LSI: Rruga Tiranë-Elbasan krijoi një rritje kostosh skandaloze
Dritare.net
“Kemi dy probleme të trashëguara, kemi dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për t’i mbushur, qoftë për arsye të marrëzive të së shkuarës së largët, qoftë për babëzitë e së shkuarës së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë, një rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë, ajo çka jemi të vendosur të realizojmë, rruga të finalizohet përfundimisht brenda këtij viti, të lidhet përmes kësaj rruge të re Elbasani me Tiranën. Ndërkohë të ecet me segmentin që lidh Elbasanin me Korçën”, deklaroi Rama.
Kryeministri u ndal më tej edhe tek projektet konkrete për qarkun e Elbasanit. Ai tha se në këto vite janë realizuar mbi 300 projekte, por Rama e quajti sërish pak për të arritur atje ku duhet.
“Një sërë projektesh për qarkun lidhen me ujësjellësat, infrastrukturën, energjinë….Kemi diskutuar edhe për projektin e transformimit të zonës së ish-metalurgjikut ku jemi shumë të fokusuar në çuarjen përpara të vizionit të kompleksit, parqeve industriale”, shtoi Rama./ I.M-Dritare.net