Rama sulmon Kryemadhin, por mbron Metën

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ABC News, ka folur për skandalin që përfshiu ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por ndër të tjera nuk ka lënë pa komentuar ish ndarësen e pushtetit, LSI-në dhe kryetaren e saj Monika Kryemadhi.

Rama ka thënë se Kryemadhi nuk shihet një kërcënim për qeverinë duke e konsideruar atë thjeshtë “një rrufe në qiell të hapur”.

Më tej ai është shprehur se në LSI nën udhëheqjen e Ilir Metës janë bërë më pak gabime, duke e konsideruar dhënien e trashëgimisë Kryemadhit një gabim

LEXO DHE :  S’dini ku të shkoni me pushime? Këto janë 8 plazhet më të bukura!

“Monika është një rrufe në qiell të pastër. Sa i përket Lëvizjes nuk është më ajo që ka qenë. Largimi i Metës dhe dhënia trashëgim Monikës është zanafilla e një rrënimi që vazhdon çdo ditë. Të merrësh me LSI-në është sakëlldi e madhe. Kur Meta ishte në krye kishte shumë pak gabime në LSI”,- u shpreh Rama.  /d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.