Rama-studentëve: Së shpejti një fermë në UBT

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte takim me drejtues dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kryeministri në këtë takim ka prezantuar projektin për ndërtimin e femrës së parë didaktike. Kryeministri tha se, ky projekt do të realizohet në bazë të partneritetit qeveri-universitete, në kuadër të Paktit për Universitetin.

 “Kemi domosdoshmërinë që ta bëjmë këtë potencial edhe në funksion të mësimit më cilësor të studentëve. Ky universitet ishte një qendër ekselentë me reputacion ndërkombëtar për kërkimin shkencor. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe bibliotekës iu vu zjarri. Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht. Dhe u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të  Universitetit. Ne kemi diskutuar me rektorin që në takimin e parë masterplanin dhe gjërat morën rrjedhjën e duhur falë protestës. Faktikisht, ne sot jemi në kushtet  Ka nisur të krijojë dosjet e projekteve që do përfshijë në planin e financimit që qeveria është detyruar të zbatojë. Faktikisht, ne sot nuk bëjmë asgjë tjetër veçse financojmë një pakt. Prej tyre 31 persona janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Nuk është thjesht një valë si kjo e 373 studentëve të parë, por një angazhim afatgjatë të Paktit të Universitetit. Ne do vazhdojmë dhe të integrojmë në administratë të gjitha kapacitetet e mira që dalin nga universiteti, duke iu referuar kategorive të ekselentëve. Këtu kemi marrë vendimin e rindërtimin dhe krijimin e standardeve normale për të gjitha konviktet. Kemi bërë ndërhyrjet e nevojshme që konviktet t’i përgjigjen standardeve. Ajo që po diskutoja me rektorin është kjo që universitetit bujqësor i takon, të krijojë edhe një model me të tjerët. Ku përfshihen pedagogë dhe studentët më të mirë dhe një terren që shërben si destinacion për praktikat mësimore dhe të gjitha proceset eksperimentale. Unë besoj që ky territor të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shndërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët nga jashtë. Kjo nuk është një ëndërr sy mbyllur. Është një ëndërr me sy hapur.”,- tha Rama./K.C/dritare.net

 

LEXO DHE :  Tritol shtyllës së tensionit në Laç, reagon policia

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.