Rama-studentëve : Nuk kemi tapet të kuq për askënd, mos e lidhni të ardhmen me punë në shtet
E Premte 8 Dhjetor 2017, 19:07
Dritare.net
Ai deklaroi para studentëve se ata nuk duhet të fiksohen pas punës së shtetit.
“Një tapet të kuq asnjë qeveri të kuq nuk e ka për askënd. Askush nuk e ka një tapet të kuq për të siguruar parakalimin triumfal dhe hyrjen në derën më të lartë të shtetit për dikë që ka mabruar shkëlqyeshëm.
Ajo që dua të theksoj është se, shumë shpesh, në Shqipëri dhe rajon, shumcia dërrmuese e vajzave dhe djemve, pavarësisht nivelit të arsimimit, e konsiderojnë të ardhmen e tyre si të lidhur me shtetin.
Dhe punën në shtet si punën më dinjitoze, unë shpresoj mos ta keni këtë, shpresoj që ambicia juaj të jetë më shumë se kaq”, -deklaroi Rama./ I.M-Dritare.net