Rama si agjenci punësimi. Ja oferta e re për të rinjtë!

Këtë herë Kryeministri i vendit Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka ofruar punë për të rinjtë, nëpërmjet një ofertë konkrete.

Statusi i plotë

A dëshiron të punosh në kompaninë ajrore të Shqipërisë që së shpejti do të ngrejë avionët e saj?

Ambicia jonë është që AIR ALBANIA🇦🇱🦅të bëhet zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe duam që vajza e djem të zgjedhur të këtij vendi, të mikpresin e të shërbejnë në bordin e avionëve të krenarisë sonë kombëtare👐

Çdo vajzë e djalë që përmbush kriteret dhe dëshiron të provojë veten në konkursin për një vend në trupën e kompanisë kuqezi, është i mirëpritur👍

Komentoni