Rama: Shqipëria vlerësohet nga NATO

 

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin dy ditor të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama ka shkruar se vendi ynë është vlerësuar  pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

“Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

LEXO DHE :  Foto/ Vajza e politikanes shqiptare tërheq sërisht vëmendjen me format e saj

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”-shkruan Rama./ I.M-Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.